Lindsay Lohan ka rikthyer ngjyrën e saj ikonike të flokëve, duke lënë pas pamjen bionde që mbajti për disa vite. Aktorja 40-vjeçare publikoi në Instagram fotografi me look-un e ri, ndërsa transformimi u realizua nga parukierja e saj prej vitesh, Danielle Priano. Rikthimi te flokët e kuq u prit me entuziazëm nga fansat, të cilët e përshkruan si një kthim te imazhi që e bëri të famshme në Hollywood.
Lohan u bë e njohur me flokët e saj të kuq natyralë në filmin “The Parent Trap” në vitin 1998 dhe, megjithëse gjatë karrierës ka eksperimentuar me nuanca të ndryshme, shumë fansa e lidhin ende me këtë pamje. Rikthimi vjen në një periudhë të ngarkuar profesionalisht për aktoren, e cila së fundmi ka përfunduar xhirimet e serialit “Count My Lies”, pas suksesit të filmit “Freakier Friday”.


