Aktori i famshëm hollivudian Leonardo DiCaprio ka festuar ditëlindjen e 52-të me një mbrëmje të veçantë në Beverly Hills, Kaliforni, ku u mblodhën disa nga emrat më të njohur të kinematografisë dhe muzikës.
Ylli i filmit Titanic mbushi 52 vjeç më 11 nëntor, ndërsa festën e organizoi të shtunën, më 14 nëntor, në shoqërinë e miqve dhe kolegëve të tij.
Mes të ftuarve ishin Al Pacino, Tobey Maguire, Jonah Hill dhe Orlando Bloom, si dhe miliarderi Jeff Bezos me bashkëshorten Lauren Sánchez Bezos.
Në festë morën pjesë edhe Adrien Brody, Edward Norton, Casey Affleck, Elizabeth Banks, Cara Delevingne, reperi 50 Cent dhe këngëtarja Ice Spice.
Fotografët kapën momentet e mbërritjes dhe largimit të të ftuarve, ndërsa festa bashkoi aktorë, muzikantë dhe personalitete të njohura të botës së spektaklit.


