Superylli global ka publikuar projektin e saj më të fundit, “White Feather Hawk Tail Deer Hunter”, të shoqëruar nga një videoklip që do të ketë premierën sonte në orën 21:00. Kënga është krijuar në bashkëpunim me familjarë dhe anëtarë të ekipit të saj të ngushtë, ndërsa prodhimi mban firmën e saj dhe të bashkëpunëtorit të njohur të karrierës, Jack Antonoff. Aranzhimet me tela dhe miksimi janë realizuar nga bashkëpunëtorë të saj të rregullt, duke i dhënë këngës një tingull të rafinuar dhe emocional.
Ky projekt shënon publikimin e parë të ri që nga prilli i kaluar, ndërkohë që fansat morën lajmin e shumëpritur se albumi i ri do të dalë për publikun pas rreth tre muajsh. Me stilin e saj unik dhe prezencën artistike të pandryshueshme, Lana Del Rey po hap një tjetër kapitull muzikor që pritet të tërheqë vëmendje të madhe në botën e muzikës.


