Në filmin e ri “The Lord of the Rings: The Hunt for Gollum”, roli ikonik i Aragornit nuk do të luhet më nga Viggo Mortensen, por nga aktori Jamie Dornan. Ky vendim është konfirmuar zyrtarisht nga Warner Bros, duke shënuar një ndryshim të madh për fansat e trilogjisë origjinale.
Filmi i ri, i drejtuar nga Andy Serkis, do të zhvillohet mes ngjarjeve të The Hobbit dhe The Fellowship of the Ring, dhe do të ndjekë Aragornin (i njohur si Strider) në një mision për të gjetur Gollumin. Premiera pritet në dhjetor 2027 dhe do të rikthejë edhe emra të njohur si Ian McKellen dhe Elijah Wood.
Ky ndryshim ka shkaktuar shumë diskutime mes fansave, pasi roli i Aragornit konsiderohet një nga më ikoniket në historinë e filmit.


