Valët e fundit të avatarëve dhe figurave të krijuara nga inteligjenca artificiale kanë pushtuar rrjetet sociale – por ekspertët paralajmërojnë: pas kësaj loje të pafajshme, mund të fshihen rreziqe të mëdha. Përdorimi i tepërt i mjeteve AI jo vetëm që konsumon sasi marramendëse energjie, por përbën edhe kërcënim serioz për privatësinë, pasi përdoruesit i japin kompanive si OpenAI të drejtën të përdorin fotot e tyre për trajnimin e sistemeve biometrike.
Ekspertët e sigurisë digjitale këshillojnë të shmangni ngarkimin e fotove personale në aplikacione AI dhe të mendoni dy herë përpara se të ndiqni trende virale. Fotot tuaja mund të përdoren pa dijeninë tuaj, të ruhen dhe të shërbejnë për qëllime që as nuk i imagjinoni – nga marketingu, te identifikimi biometrik dhe manipulimi vizual në të ardhmen.