Suplementet ushqimore mund të jenë të dobishme për shëndetin, por pas moshës 50 vjeçe, trupi ndryshon dhe me të edhe nevojat dhe rreziqet. Sipas Klinikës Cleveland, disa suplemente që duken të padëmshme mund të shkaktojnë efekte anësore apo ndërveprime të rrezikshme me barna. Ekspertët theksojnë se përdorimi i pakontrolluar i vitaminës E mund të rrisë rrezikun për gjakderdhje, veçanërisht tek ata që përdorin ilaçe për hollimin e gjakut.
Gjithashtu, Ginkgo biloba – i njohur për përmirësimin e kujtesës – mund të ndikojë negativisht në koagulimin e gjakut, ndërsa suplementet e kalciumit, nëse merren pa mbikëqyrje, mund të çojnë në rritje të rrezikut për sëmundje të zemrës. Përpara se të merrni ndonjë suplement, konsultimi me mjekun është thelbësor.