Ndërsa përdorimi i suplementeve dietike është në rritje, ekspertët paralajmërojnë se disa kombinime të vitaminave mund të jenë të padobishme ose edhe të rrezikshme.
Sipas Dr. Janine Bowring, këto janë tre kombinime që duhen shmangur:
- Kalcium dhe magnezium – Edhe pse të rëndësishëm për kockat dhe muskujt, këta dy minerale konkurrojnë për përthithje në organizëm. Marrja e tyre së bashku mund të ulë efektin e të dyve.
- Vitamina D dhe vitamina K – Kombinimi i tyre pa mbikëqyrje mjekësore mund të shkaktojë hiperkalçemi (niveli i lartë i kalciumit në gjak), që sjell të përziera, lodhje dhe probleme me zemrën.
- Magnezium stearat dhe vitamina – Ky është një aditiv teknik i zakonshëm në suplementet me kapsula, por mund të pengojë përthithjen e vitaminave në sasi të mëdha apo përdorim të gjatë.