Facebook X (Twitter) Instagram
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LISTEN LIVE
    • Ballina
    • Muzike
    • Showbiz
    • Teknologji
    • Shëndeti
    • Video
    • Kontakti
    LISTEN LIVE
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Kriza e drejtësisë në QKSUK: Alarmi për abuzimet, presionin dhe dhunën psikike ndaj punonjësve nuk ka të ndalur

    Kriza e drejtësisë në QKSUK: Alarmi për abuzimet, presionin dhe dhunën psikike ndaj punonjësve nuk ka të ndalur

    Përzgjedhja Jonë March 8, 20242 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në seancën e Kuvendit të Kosovës, sërish ka ardhur në pah çështja e abuzimeve, presionit dhe dhunës psikike ndaj punonjësve shëndetësor.

    Deputetja Valentina Bunjaku, në fjalimin e sotshëm, është ndalur tek të punësuarit në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare te Kosovës që ndihen të rrezikuar në vendin e tyre të punës për shkak të abuzimeve, presionit, dhe dhunës psikike qe ushtrohet ne mënyrë sistematike nga menaxhmenti i kësaj qendre andaj janë shqetësuese dhe duhet trajtuar me seriozitet.

    “Në rastin e Qendrës Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës, është e rëndësishme që këto pretendime të adresohen dhe të hetohen në mënyrë të drejtë dhe transparente.

    Këto ankime duhet të adresohen te organet kompetente të drejtimit të institucionit shëndetësor dhe nëse është e nevojshme, të përfshihen autoritetet më të larta të qeverisë për të siguruar një hetim të pavarur dhe të plotë, pse jo edhe komision hetimor parlamentar.

    Është e rëndësishme që të gjitha ankesat dhe pretendimet të trajtohen me seriozitet dhe respekt për të drejtat dhe mirëqenien e punonjësve ne këtë qendre.

    Nga evidencat zyrtare të Qendrës Klinike Universitare te Kosovës në periudha të ndryshme kohore duke filluar nga viti 2022 e këndej, për shkak të shkeljeve të ndryshme të niveleve të ndryshme ligjore dhe nënligjore:

    të Drejtorit të QKSUK së Dr Kastriot Meqa,

    Dr Aida Rexhepi – zëvendës drejtoresh,

    Dr Miranda Stavileci – ish zëvendës drejtoresha e shëndetësisë, janë evidentuar këto shkelje dhe abuzime, të cilat në brendinë e tyre paraqesin kundërvajtje administrative, keq menaxhim dhe vepra penale të dënueshme sipas kodit penal të Republikës së Kosovës.

    Gjithashtu një problem tjetër ne QKSUK, qe ka shkaktuar reagim janë edhe Formularët për vlerësimin e rezultateve në punë gjate periudhës janar – dhjetor 2023.  Ky vlerësim si qellim ka pasur dëmtimin e reputacionit të të vlerësuarve dhe imazhit të mirë te këtyre mjekeve specialist dhe në kundërshtim te plote me ligjin respektivisht, rregulloren nr. 21/2020 për procedurën e vlerësimit të rezultateve në punë të nëpunësve civil dhe nëpunësve të shërbimeve publike.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Radio Vala Rinore

    Add A Comment

    Comments are closed.

    Demo
    Top Posts

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023
    Stay In Touch
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Most Popular

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024448 Views

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024429 Views

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023337 Views
    Our Picks

    JLo ndez Cádiz-in me një super koncert!

    July 13, 2025

    Era Istrefi ndez rrjetin me paraqitjen e saj të fundit

    July 13, 2025

    Mbrojtja e dhëmbëve fillon në fëmijërinë e hershme

    July 13, 2025

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Ballina
    • Marketing
    • Kontakti
    © 2000 - 2025 Radio VALA RINORE 94.7 FM | Address: Bregu i Diellit, str. Eqrem Çabej B-2/13, 10000 Prishtinë, Republic of Kosovo | Office +383 38 240 888 | valarinore@yahoo.com
    Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Nuk lejohet shfrytëzimi i asnjë materiali pa autorizim paraprak.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Go to mobile version