Në seancën e Kuvendit të Kosovës, sërish ka ardhur në pah çështja e abuzimeve, presionit dhe dhunës psikike ndaj punonjësve shëndetësor.
Deputetja Valentina Bunjaku, në fjalimin e sotshëm, është ndalur tek të punësuarit në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare te Kosovës që ndihen të rrezikuar në vendin e tyre të punës për shkak të abuzimeve, presionit, dhe dhunës psikike qe ushtrohet ne mënyrë sistematike nga menaxhmenti i kësaj qendre andaj janë shqetësuese dhe duhet trajtuar me seriozitet.
“Në rastin e Qendrës Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës, është e rëndësishme që këto pretendime të adresohen dhe të hetohen në mënyrë të drejtë dhe transparente.
Këto ankime duhet të adresohen te organet kompetente të drejtimit të institucionit shëndetësor dhe nëse është e nevojshme, të përfshihen autoritetet më të larta të qeverisë për të siguruar një hetim të pavarur dhe të plotë, pse jo edhe komision hetimor parlamentar.
Është e rëndësishme që të gjitha ankesat dhe pretendimet të trajtohen me seriozitet dhe respekt për të drejtat dhe mirëqenien e punonjësve ne këtë qendre.
Nga evidencat zyrtare të Qendrës Klinike Universitare te Kosovës në periudha të ndryshme kohore duke filluar nga viti 2022 e këndej, për shkak të shkeljeve të ndryshme të niveleve të ndryshme ligjore dhe nënligjore:
të Drejtorit të QKSUK së Dr Kastriot Meqa,
Dr Aida Rexhepi – zëvendës drejtoresh,
Dr Miranda Stavileci – ish zëvendës drejtoresha e shëndetësisë, janë evidentuar këto shkelje dhe abuzime, të cilat në brendinë e tyre paraqesin kundërvajtje administrative, keq menaxhim dhe vepra penale të dënueshme sipas kodit penal të Republikës së Kosovës.
Gjithashtu një problem tjetër ne QKSUK, qe ka shkaktuar reagim janë edhe Formularët për vlerësimin e rezultateve në punë gjate periudhës janar – dhjetor 2023. Ky vlerësim si qellim ka pasur dëmtimin e reputacionit të të vlerësuarve dhe imazhit të mirë te këtyre mjekeve specialist dhe në kundërshtim te plote me ligjin respektivisht, rregulloren nr. 21/2020 për procedurën e vlerësimit të rezultateve në punë të nëpunësve civil dhe nëpunësve të shërbimeve publike.