Lauren Sanchez, partnerja e miliarderit Jeff Bezos, po përballet me kritika për veshjen e saj në darkën e Shtëpisë së Bardhë.
Në një event të organizuar nga presidenti Joe Biden për kryeministrin e Japonisë, Sanchez u paraqit me një fustan të kuq prej sateni. Kritikat nuk kanë munguar në rrjetet sociale, ku disa kanë vënë në pikëpyetje përshtatshmërinë e veshjes për një event të tillë zyrtar, duke shprehur mospërputhje dhe mungesë respekti.
Disa komentues kanë shprehur opinionin se paratë nuk mund të blejnë stilin dhe klasën, duke e cilësuar veshjen si të papërshtatshme për rrethanat.