Psikologët thonë se kur një debat fillon të dalë jashtë kontrollit, mund të ndihmojë fjalia: “Do të doja të përqendroheshim tek ato gjëra për të cilat pajtohemi.” Ajo e zhvendos vëmendjen nga dallimet dhe dëshira për të fituar, drejt gjetjes së një zgjidhjeje të përbashkët.
Ekspertët këshillojnë gjithashtu të shmangen shprehjet akuzuese si “ti gjithmonë” ose “ti kurrë”. E rëndësishme është që fjalët të thuhen me qetësi dhe sinqeritet, pasi toni tallës mund ta përkeqësojë edhe më shumë situatën.


