Aktori i njohur turk, Kıvanç Tatlıtuğ fitoi vlerësime të gjera për veprimin e tij modest gjatë faljes së Fitër Bajramit. Kur arriti në Xhaminë e Fakultetit të Teologjisë në Universitetin Marmara, ndërtesa ishte tashmë e mbushur me besimtarë.
Në vend që të kërkonte trajtim të veçantë si personazh i famshëm, ai shtriu një qilim të vogël jashtë dhe iu bashkua besimtarëve në hapësirën e jashtme për falje. Pas faljes sënamazit, ai qëndroi për të shkëmbyer urime feste me qytetarët, duke tërhequr vëmendjen për qëndrimin e tij të sinqertë dhe miqësor.
Ky veprim i Kıvanç Tatlıtuğ është një shembull i qartë i fisnikërisë së shpirtit dhe modestisë, duke treguar se fama nuk ndryshon vlerat e tij.


