Kina është bërë vendi i parë që ndalon përdorimin e dorezave të fshehura në dyert e automjeteve elektrike, një dizajn i njohur nga Tesla. Vendimi vjen pas disa aksidenteve fatale, përfshirë dy incidente me makina Xiaomi, ku dyshohet se problemet me energjinë kanë penguar hapjen e dyerve. Rregulloret e reja, që hyjnë në fuqi më 1 janar 2027, kërkojnë që çdo makinë të ketë zhbllokim mekanik nga brenda dhe jashtë, si dhe zona të zhytura për akses të menjëhershëm te doreza. Brenda automjetit duhet të vendosen edhe tabela shpjeguese për hapjen e dyerve.
Modelët që janë tashmë pranë miratimit në tregun kinez do të kenë dy vite shtesë për t’u përshtatur me standardet e reja. Edhe pse masa zbatohet vetëm për Kinën, pozita e saj e fortë në industrinë globale të automobilave sugjeron se ky ndryshim mund të ndikojë edhe tregjet ndërkombëtare. Ndërkohë, dorezat e fshehura të Teslës janë nën hetim në SHBA dhe po shqyrtohen nga rregullatorët edhe në Evropë.

