Kim Kardashian ka zbuluar se është diagnostikuar me ezofagit, një inflamacion i ezofagut. Pas kontrolleve, mjekët kanë identifikuar disa ndryshime që duhet të hiqen me ndërhyrje.
Në njërin nga episodet e “The Kardashians”, ajo tregoi se diagnoza e ka shqetësuar shumë, sepse babai i saj, Robert Kardashian, vdiq nga kanceri i ezofagut në vitin 2003, në moshën 59-vjeçare.
Kim shpresonte që problemi të zgjidhej vetëm me ilaçe. Megjithatë, në pamjet e episodit të rradhes, ajo shfaqet në spital, ku nëna e saj, Kris Jenner, e mbështet para procedurës.


