Kim Kardashian pritet të ngjitet në bankën e dëshmitarëve në muajin maj, në gjyqin kundër një bande kriminale pariziane që dyshohet se ishte pas grabitjes së saj famëkeqe në Paris, në vitin 2016. Sipas burimeve, Kim do të dëshmojë para jurisë në gjyqin që do të mbahet në Francë.
Ajo ishte viktimë e një grabitjeje të armatosur gjatë Javës së Modës në Paris, ku u lidh dhe u kërcënua me armë, ndërsa grabitësit hynë në apartamentin e saj dhe morën bizhuteri me vlerë 10 milionë dollarë – përfshirë një unazë 4 milionëshe. 12 persona do të përballen me drejtësinë dhe dëshmia e Kim do të jetë thelbësore në këtë proces që vjen pothuajse një dekadë pas ngjarjes.