Këngëtarja shqiptare e njohur, Greta Koçi, tashmë gëzon statusin e një nëneje për herë të parë.
Ajo ka bërë këtë njoftim të lumtur përmes një postimi në rrjetet sociale, veçanërisht në llogarinë e saj në Instagram.
“Sot u bekuam me një djalë. Asnjë sukses dhe arritje në jetën time nuk mund të krahasohet me këtë moment. Është dita më e bukur e jetës sime. Faleminderit Zotit dhe gjithë ekipit mjekësor në Amsterdam”, shkruan ajo me emocione në postim.