Më 26 tetor 1985, “Saving All My Love for You” i solli Whitney Houston vendin e parë në Billboard Hot 100, duke shënuar një kthesë në karrierën e saj.
Por balada ishte regjistruar që më 1978 nga Marilyn McCoo dhe Billy Davis Jr. Interpretimi i Whitneyt i dha tjetër jetë dhe i siguroi çmimin e parë Grammy.
Pas melodisë romantike fshihej një histori për një dashuri të ndaluar, temë që shqetësonte nënën e këngëtares. Megjithatë, kënga mbeti ndër të preferuarat e Whitneyt në koncerte.


