Edhe pse Madonna njihet si një nga figurat më të forta dhe më ikonike të muzikës pop, ajo ka treguar se një këngë e Bob Dylan e bënte të shpërthente në lot gjatë adoleshencës. Bëhet fjalë për hitin legjendar Lay Lady Lay, i publikuar në vitin 1969.
Madonna kujtoi se e dëgjonte vazhdimisht këngën në dhomën e vëllait të saj në bodrumin e shtëpisë dhe çdo herë qante pa e kuptuar plotësisht arsyen. “Hormonet po çmendeshin në trupin tim. Mos më pyesni pse qaja, sepse nuk është një këngë e trishtuar”, ka thënë ajo më vonë.
Sipas këngëtares, “Lay Lady Lay” ishte një nga të paktat këngë të Bob Dylan që e preku emocionalisht në atë mënyrë. Shumë fansa besojnë se pikërisht zëri i butë dhe atmosfera nostalgjike e këngës krijojnë një ndjesi të veçantë emocionale që prek dëgjuesit në mënyra të ndryshme.


