Kelly Clarkson nuk i mbajti dot lotët gjatë një momenti emocional në emisionin e saj, pasi aktorja Rita Wilson e falënderoi për ndikimin që ka pasur në televizionin amerikan gjatë shtatë sezoneve të “The Kelly Clarkson Show”.
Wilson e vlerësoi Clarkson për mënyrën se si solli muzikën në televizionin ditor dhe për atmosferën pozitive që krijoi me emisionin e saj. Ndërsa publiku duartrokiste, Kelly u emocionua, u përlot dhe përqafoi mysafiren e saj, duke u përpjekur me humor të fshehë emocionet.
Në shkurt, Clarkson njoftoi se emisioni i saj do të përfundojë pas sezonit të shtatë. Këngëtarja ka shpjeguar se dëshiron t’i kushtojë më shumë kohë fëmijëve të saj, pas ndryshimeve të mëdha që ka përjetuar familja vitet e fundit.
“Faleminderit që ke ndryshuar lojën në televizionin ditor”, ishte mesazhi i Wilson që preku më shumë Kelly Clarkson dhe shkaktoi një nga momentet më emocionuese të sezonit.


