Aktorja britanike Kate Winslet pranon se roli i saj në filmin legjendar Titanik është bërë i lodhshëm me kalimin e viteve. “Do të doja të mund të thosha ‘Oh, sa bukur, kënga e Celine Dion!’, por thjesht nuk mundem,” – tha ajo.
Winslet u bë e famshme botërisht pas rolit të Rouzit përkrah Leonardos DiCaprio në filmin e James Cameron, por tani ajo dëshiron që publiku ta njohë për karrierën e saj të gjerë, jo vetëm për këtë histori të vetme dashurie.
“Titaniku do të mbetet pjesë e rëndësishme e jetës sime, por nuk dua që të jetë e vetmja gjë që njerëzit kujtojnë për mua,” – theksoi aktorja.