Kate Middleton dhe Princi William kanë mbërritur në Indi, duke nisur vizitën e tyre të parë zyrtare jashtë Britanisë së Madhe së bashku pas katër vjetësh.
Çifti mbretëror britanik do të qëndrojë tri ditë në Indi, ku do të marrë pjesë në aktivitete që lidhen me mbrojtjen e mjedisit, inovacionin dhe mbështetjen e të rinjve.
Vizita ka një rëndësi të veçantë për Princeshën Kate, pasi shënon një tjetër hap në rikthimin e saj në angazhimet ndërkombëtare, pas diagnostikimit me kancer në vitin 2024.
Gjatë ditës së parë në Mumbai, Kate dhe William morën pjesë në një lojë kriketi me fëmijë dhe të rinj vendas, ku iu bashkua edhe legjenda indiane e këtij sporti, Sachin Tendulkar.
Ngjarja kryesore e vizitës është ceremonia Earthshot Prize, që do të mbahet më 17 nëntor dhe do të shpërblejë iniciativa inovative për mbrojtjen e planetit.
Çifti pritet gjithashtu të takohet me kryeministrin indian Narendra Modi dhe të marrë pjesë në aktivitete që promovojnë bashkëpunimin mes Britanisë së Madhe dhe Indisë.


