Princesha Kate dhe motra e saj më e vogël, Pippa Middleton, kanë ruajtur një marrëdhënie shumë të afërt ndër vite, pavarësisht ndryshimit të madh që solli hyrja e Kate në familjen mbretërore britanike. Me rastin e 43-vjetorit të Pippas, në rrjete sociale u shfaqen disa nga momentet më të bukura të dy motrave, që nga fëmijëria e tyre e deri te daljet e përbashkëta në ngjarje të rëndësishme.
Një nga momentet më të paharrueshme ishte dasma e Kate me Princin William në vitin 2011, kur Pippa ishte shoqëruesja e nderit dhe mbante bishtin e fustanit të motrës së saj. Gjashtë vjet më vonë, kur Pippa u martua me James Matthews, Kate ishte pranë saj duke e ndihmuar dhe duke u kujdesur edhe për fëmijët e kortezhit. Motrat janë parë shpesh së bashku edhe në Wimbledon, ndërsa Pippa ka treguar më herët se statusi mbretëror i Kate nuk e ka ndryshuar ndjeshëm marrëdhënien e tyre familjare.


