Facebook X (Twitter) Instagram
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Facebook X (Twitter) LinkedIn
    LISTEN LIVE
    • Ballina
    • Muzike
    • Showbiz
    • Teknologji
    • Shëndeti
    • Video
    • Impressum
    • Kontakti
    LISTEN LIVE
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Justin Timberlake emocionon publikun: Gjesti i tij për mbesën 7-vjeçare rrëmben zemrat e të gjithëve

    Justin Timberlake emocionon publikun: Gjesti i tij për mbesën 7-vjeçare rrëmben zemrat e të gjithëve

    Përzgjedhja Jonë November 9, 2026Updated:November 9, 20262 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Këngëtari i njohur amerikan Justin Timberlake ka dhuruar një nga momentet më prekëse të një eventi bamirësie, duke u shfaqur në pasarelë përkrah mbesës së tij 7-vjeçare, Zaya, dhe dy djemve të tij.

    Ngjarja u zhvillua në Denver të Kolorados, gjatë edicionit të 19-të të sfilatës bamirëse Be Beautiful Be Yourself, organizuar nga Global Down Syndrome Foundation.

    Zaya, e cila ka sindromën Down, ishte në qendër të vëmendjes. Timberlake e mori në krahë, kërceu me të dhe përshëndeti publikun, ndërsa të pranishmit i duartrokitën me entuziazëm.

    Në këtë moment të veçantë iu bashkuan edhe dy djemtë e këngëtarit me aktoren Jessica Biel, Silas, 11 vjeç, dhe Phineas, 6 vjeç.

    Zaya u shfaq me një fustan të bardhë të zbukuruar me fjongo të zeza, ndërsa Timberlake dhe djemtë e tij kishin zgjedhur veshje elegante në ngjyrë të zezë.

    Këngëtari, 45 vjeç, shprehu krenarinë për mbesën e tij, duke theksuar se çdo person me sindromën Down meriton mundësinë për të zhvilluar plotësisht potencialin e vet.

    Edhe pse Jessica Biel nuk ishte e pranishme këtë vit, ajo e ka mbështetur prej kohësh këtë iniciativë dhe më parë ka marrë pjesë në të njëjtën sfilatë përkrah mbesës së saj.

    Mbrëmja kishte për qëllim ndërgjegjësimin dhe mbledhjen e fondeve për kërkime shkencore, kujdes shëndetësor dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së personave me sindromën Down.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Radio Vala Rinore

    Add A Comment

    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    Demo
    Top Posts

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023
    Stay In Touch
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Most Popular

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024480 Views

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024443 Views

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023353 Views
    Our Picks

    Ushqimet që mund të përmirësojnë shëndetin e zorrëve

    November 10, 2026

    Bruce Willis përballet me vështirësi të reja, sëmundja po ia ndryshon gjithnjë e më shumë jetën

    November 10, 2026

    Gjurmëve të babait legjendar

    November 9, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Ballina
    • Marketing
    • Kontakti
    © 2000 - 2026 Radio VALA RINORE 94.7 FM | Address: Bregu i Diellit, str. Eqrem Çabej B-2/13, 10000 Prishtinë, Republic of Kosovo | Office +383 38 240 888 | valarinore@yahoo.com
    Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Nuk lejohet shfrytëzimi i asnjë materiali pa autorizim paraprak.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Go to mobile version