Këngëtari legjendar spanjoll Julio Iglesias, 83 vjeç, është vënë nën hetim nga drejtësia spanjolle pas akuzave për abuzim seksual dhe dhunë fizike nga dy ish-punonjëse të tij.
Dy gratë, të cilat kishin punuar si ndihmëse shtëpiake dhe fizioterapiste në pronat e këngëtarit në Bahamas dhe Republikën Dominikane, pretendojnë se janë keqtrajtuar gjatë vitit 2021.
Gjykata Kombëtare e Spanjës ka vlerësuar se ekzistojnë prova paraprake të mjaftueshme për nisjen e hetimeve. Mes materialeve të paraqitura janë fotografi të lëndimeve të pretenduara dhe komunikime përmes WhatsApp-it.
Iglesias i ka mohuar kategorikisht akuzat, duke i cilësuar ato plotësisht të pavërteta. Ai ka deklaruar se nuk ka abuzuar apo detyruar asnjë grua.
Dy ish-punonjëset pritet të dëshmojnë para gjykatës më 3 shkurt 2027.


