Aktori i njohur John Goodman, 74 vjeç, ka tërhequr sërish vëmendjen me ndryshimin e madh në pamjen e tij. Në një fotografi të publikuar nga aktori David DeLuise, Goodman shihet dukshëm më i dobët, ndërsa shumë fansa kanë komentuar se fillimisht mezi e njohën.
Ylli i serialit Roseanne dhe filmit The Big Lebowski ka humbur rreth 90 kilogramë, gjatë një procesi që ka zgjatur shumë vite. Goodman dikur kishte arritur një peshë prej rreth 180 kilogramë.
Transformimi i tij nuk ka ndodhur brenda një kohe të shkurtër. Aktori nisi të ndryshonte stilin e jetesës vite më parë, duke hequr dorë nga alkooli, duke ndjekur një mënyrë ushqimi të stilit mesdhetar dhe duke përfshirë aktivitetin fizik dhe ecjen e rregullt në rutinën e tij.


