Aktorja dhe biznesmenia Jessica Alba po shfaq një qasje pozitive dhe optimiste ndaj jetës, vetëm pak ditë pasi ish-bashkëshorti i saj, Cash Warren, ka dorëzuar dokumentet zyrtare për të finalizuar divorcet e tyre, pas 16 vitesh martese.
Në një postim të fuqishëm në Instagram të publikuar më 17 shkurt, Alba tha se po përqendrohet te “lëvizja përpara”, duke festuar Vitin e Ri Lunar dhe duke reflektuar për vitin që lamë pas si një periudhë të ndryshimit dhe rritjes personale.
“Fundi i vitit të mëparshëm ishte për heqjen e asaj që nuk më shërbente më… Tani është koha për lëvizje të qëllimshme përpara – me guxim dhe besim,” shkroi aktorja, duke i dhënë ton të ri jetës së saj personale dhe profesionale.
Jessica Alba dhe Cash Warren u martuan në vitin 2008, pasi u takuan në platot e filmit Fantastic Four. Së bashku ata kanë tre fëmijë. Divorci i tyre u finalizua vetëm disa ditë më parë, me dokumente zyrtare të dorëzuara nga Warren dhe u lajmërua se marrëveshja ishte e pa-kontestueshme, pa kërkesa për mbështetje financiare reciproke.
Megjithatë, ish-bashkëshortët shfaqin një marrëdhënie të mirë bashkë-prindërore dhe mbajnë fokusin te fëmijët e tyre gjatë këtij tranzicioni.


