Jessica Alba ka ndarë disa selfie të reja me vajzën e saj 17-vjeçare, Honor Warren, dhe fansat po komentojnë ngjashmërinë e madhe mes tyre. Dyshja mori pjesë në një event mode në Los Angeles, ku u shfaqën me veshje të koordinuara në nuanca të errëta dhe stil elegant.
Aktorja publikoi fotografitë në Instagram me përshkrimin “Night with my bestie”, ndërsa ndjekësit reaguan menjëherë duke shkruar se Jessica dhe Honor duken “si binjake” apo “më shumë si motra, sesa nënë e bijë”.
Jessica Alba shpesh ndan momente familjare me tre fëmijët e saj, por Honor vazhdon të tërheqë vëmendje për ngjashmërinë e jashtëzakonshme me të ëmën.


