Jennifer Lopez tërhoqi vëmendjen në Nju Jork gjatë promovimit të komedisë romantike Office Romance, ku së bashku me kolegun e saj Brett Goldstein organizoi një aktivitet argëtues “speed dating” për fansat dhe mediat.
Aktorja dhe këngëtarja u shfaq elegante dhe me humor të mirë, ndërsa vazhdon turneun promovues për filmin e ri të Netflix-it, ku ajo luan rolin kryesor. Gjatë paraqitjes së saj në event, Lopez ishte në qendër të vëmendjes së fotografëve dhe fansave.
Office Romance pritet të publikohet më 5 qershor dhe sjell në ekran historinë romantike të personazheve të interpretuar nga Jennifer Lopez dhe Brett Goldstein


