Jennifer Aniston është një nga aktoret më të dashura të Hollivudit, por rruga e saj drejt suksesit nuk ka qenë e lehtë. Roli i Rachel Green në serialin legjendar “Friends” (1994–2004) e shndërroi në ikonë globale dhe la gjurmë në disa breza.
E lindur në SHBA, një pjesë të fëmijërisë e kaloi në Greqi, përpara se familja të zhvendosej në Nju Jork dhe më pas në Los Anxhelos. Ajo zbuloi pasionin për aktrimin që në moshën 11-vjeçare dhe ndoqi shkollën e artit Fiorello H. LaGuardia High School.
Roli që ndryshoi gjithçka
Fillimisht u konsiderua për rolin e Monicës në Friends, por bindja e saj për të luajtur Rachel rezultoi vendimtare. Për këtë rol fitoi Primetime Emmy dhe Golden Globe, ndërsa frizura e saj “The Rachel” u kthye në trend botëror.
Seriali zgjati 10 sezone dhe u rikthye me specialen “Friends: The Reunion” në vitin 2021.
Suksese në film dhe rikthim në TV
Pas suksesit në televizion, Aniston realizoi një sërë filmash të suksesshëm si “Bruce Almighty”, “We’re the Millers” dhe “Horrible Bosses”. Ajo mori vlerësime edhe për role më serioze si në “Cake”.
Me serialin “The Morning Show” (Apple TV+), ku është edhe producente, fitoi çmim SAG, duke dëshmuar se mbetet një emër i fuqishëm në industri.
Jeta personale dhe angazhimi humanitar
Aniston ka qenë e martuar me Brad Pitt dhe Justin Theroux, ndërsa jashtë skenës njihet për miqësinë e ngushtë me Courteney Cox dhe për angazhimin humanitar, duke mbështetur organizata si Doctors Without Borders dhe Kryqi i Kuq.

