Ish-pjesëmarrësit e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova vazhdojnë të ruajnë marrëdhëniet e tyre pas përfundimit të programit. Kader Kicaj, një nga konkurrentet, ka publikuar një fotografi në Instagram ku shfaqet në shoqërinë e partnerit të saj, Lumbardh Salihu, si dhe të çiftit Adri & Iliriana dhe Vesa Vllasaliut.
Fotografia është marrë gjatë një darke në një lokal në Prishtinë, ku ata duket se kanë kaluar momente të këndshme së bashku. Në një nga postimet, Kicaj ka shprehur nostalgjinë për momentet në shtëpinë e Big Brother, me mbishkrimin: “Darka e të nominuarve, votoni votoni votoni.”