Një iPhone mund të bëhet shumë më i shtrenjtë falë tarifave të presidentit amerikan, Donald Trump.
Aksionet e teknologjisë së madhe janë goditur nga tarifat e reja të SHBA-së, por Apple është një prej kompanive më të goditura, duke humbur rreth 8 për qind.
Kompania prodhon shumicën e telefonave të saj në Kinë, e cila është goditur nga një tarifë prej 54 për qind, shkruan skynews.
Pyetja tani është nëse Apple do t’i kalojë tarifat e reja plotësisht tek konsumatorët. Nëse ata vendosin ta bëjnë këtë, analistët parashikojnë që iPhone e rinj mund të kushtojnë më shtrenjtë për 30-40 për qind.
Kjo do ta bënte një iPhone 16 Pro Max (me 1 terabajt hapësirë ruajtjeje dhe ekran 6.9 inç), i cili aktualisht shitet për 1599 dollarë, të kushtojë gati 2300 dollarë.