Mund të kenë kaluar gati 20 vjet që nga përfundimi i serialit “Friends”, por sipas mediave ndërkombëtare çdo aktor ende paguhet disa miliona në vit.
Seriali është ende duke sjellë fitime për aktorët, mirëpo çfarë do të ndodhë me të ardhurat e Mattheë Perry, i cili u nda nga jeta më 28 tetor?
Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, ka tre skenarë të mundshëm se ku do të përfundojnë milionat e fituara nga “Chandler Bing” pas vdekjes së tij.
Një version është që aktori 54-vjeçar të ketë lënë një testament me emrat që do të përfitojnë pasurinë e tij, mirëpo në publik nuk kanë qarkulluar emra të mundshëm.
Rasti tjetër shqyrton mundësinë që aktori të ketë caktuar një menaxhues, në vend të një personi, i cili do të ishte përgjegjës për mënyrën se si përdoren fondet e veçanta.
Skenari i tretë, analizon situatën ku Perry nuk ka emëruar një përfitues, duke i dhënë ligjit fuqinë për të përcaktuar se çfarë do të ndodhë me pasurinë e tij.