Mediat franceze raportojnë se një person në Francë u gjobit me 200 euro për shkak se fliste me telefon me zë të lartë, përcjell albinfo.ch.
Davidi si qytetar i këtij shteti po fliste me motrën me telefon në një stacion treni në Nantes, Francë, dhe e kishte vendosur thirrjen në altoparlant.
Më pas, një zyrtar i stacionit të trenit i kërkoi ta ulte zërin ose ndryshe do të gjobitej, shkruan DailyMail.
Edhe pse u paralajmërua se do të gjobitej me 150 euro, Davidi mendoi se zyrtari po bënte shaka. Ai ka refuzuar të paguante gjobën aty për aty dhe ajo është “rritur” në 200 euro. Ai punësoi avokatë të cilët tani po përpiqen të kundërshtojnë pagesën e saj.