Bota e kinematografisë dhe televizionit është në zi pas ndarjes nga jeta të aktorit të njohur britanik John Leeson në moshën 83-vjeçare. I lindur në Angli, Leeson u bë një figurë e dashur për miliona adhurues të shkencës-fiktive përmes interpretimit të tij të papërsëritshëm si zëri i K9, qenit robotik të zgjuar në serialin kult të BBC-së, “Doctor Who”.
Aktori i dha jetë personazhit legjendar për dekada me radhë, duke filluar nga vitet ’70 e deri në rikthimet e fundit të serialit, si dhe në projekte të ndryshme dytësore (spin-offs). Kolegët dhe produksioni i “Doctor Who” kanë shprehur ngushëllimet e tyre, duke e vlerësuar Leeson për talentin, humorin e tij unik dhe kontributin e jashtëzakonshëm në historinë e televizionit britanik.


