Aktorja e njohur e “Harry Potter”, Emma Watson, është dënuar me ndalim drejtimi për gjashtë muaj, pasi u kap duke ecur me shpejtësi më të madhe se lejohet në Oxford. Watson po drejtonte makinën me 61 km/h në një zonë me kufizim prej 48 km/h, ndërsa gjykata konfirmoi se ajo kishte tashmë nëntë pikë penalizimi në patentë para incidentit.
Aktorja 35-vjeçare, e cila aktualisht ndjek studimet master në shkrim krijues në Universitetin e Oksfordit, nuk mori pjesë në seancën e shkurtër gjyqësore ku u vendos edhe një gjobë prej 1,044 £. Pas suksesit me rolin e Hermione në sagën “Harry Potter”, Watson ka ndjekur projekte të tjera kinematografike e akademike.


