Elton John e ka cilësuar albumin e tij më të ri “Who Believes In Angels” si më të freskëtin që nga vitet ’70. Realizuar në bashkëpunim me Brandi Carlile, albumi u regjistrua për vetëm 20 ditë në tetor 2023.
“Ky është një fillim i ri për mua,” tha ai në një intervistë. “Kisha nevojë për energji dhe sfida të reja.”
Artisti britanik theksoi se tashmë fokusohet në projekte që i zgjedh vetë, ndërsa sfidën më të madhe e cilësoi prindërimin.