Sipas neuroshkencëtarëve mënyra se si e fillojmë mëngjesin ndikon drejtpërdrejt në trurin tonë. Ajo shpjegon se në momentet pas zgjimit, truri është në “kulmin e neuroplasticitetit”, gati për të mësuar dhe përshtatur. Por nëse gjëja e parë që bëjmë është kontrollimi i telefonit, humbasim këtë mundësi natyrale për fokus, kreativitet dhe motivim. Në vend të kësaj, ekspozimi ndaj ekranit rrit kortizolin – hormonin e stresit – dhe e prish ekuilibrin kimik të trurit.
Një tjetër studim nga Universiteti “King Saud” në Arabinë Saudite tregon se përdorimi i telefonit para gjumit dyfishon rrezikun për gjumë të dobët, ndërsa ata që e përdorin për më shumë se 30 minuta përjetojnë një rrezik trefish më të lartë. Ekspozimi ndaj dritës blu ul prodhimin e melatoninës, hormonit që ndihmon gjumin e thellë. Ekspertët këshillojnë shmangien e ekranit të paktën një orë para gjumit dhe disa minuta pas zgjimit, duke i dhënë trurit hapësirë për qetësi dhe rikthim natyral të energjisë mendore.