Dyqani i vogël i petullave “Rise Doughnut” në Connecticut është shpallur pa asnjë shkelje të kodit sanitar, pas një hetimi të nisur nga një ankesë anonime lidhur me Blake Lively, e cila punoi një ndërrim aty pa rrjetë flokësh. Dokumentacioni i Departamentit të Shëndetit në Wilton, konfirmon se nuk janë gjetur shkelje dhe çështja është zyrtarisht mbyllur, pa gjobë të vendosur.
Gjithçka nisi pasi përdorues në internet u acaruan që aktorja nuk kishte lidhur flokët apo vendosur rrjetë sanitare teksa shërbente petulla, çka çoi në një sulm masiv me komente negative në faqen Yelp të dyqanit. Yelp madje e pezulloi përkohësisht faqen, duke hetuar nëse komentet pasqyronin përvoja reale të konsumatorëve. Një burim pranë Blake u shpreh se “ankesat vijnë nga njerëz që nuk kanë qenë kurrë në dyqan dhe nuk jetojnë as në Connecticut”, duke e cilësuar këtë si një sulm të padrejtë ndaj një biznesi të vogël familjar.
