Dua Lipa shkëlqeu në tapetin e kuq të çmimeve Grammy 2024, duke qenë e shoqëruar nga babai i saj, Dukagjin Lipa. Ajo përzgjodhi një fustan metali nga Courreges për ngjarjen në Los Angeles më 4 shkurt. Lipa u nominua për dy çmime dhe prezantoi këngën e albumit të ri “Training Season”.
Babai i Lipës, i veshur me një kostum klasik të zi derisa pozonte me vajzën e tij përpara shfaqjes së çmimeve. Në rrjetet sociale, vendimi i Dua Lipës për të sjellë babanë e saj u prit me lëvdata dhe komente pozitive nga fansat. Megjithatë, Lipa nuk mori çmime në këtë ceremoni.