Dua Lipa nuk është vetëm ikonë muzike, por edhe një nga zërat më të rinj që po promovon leximin në mënyrë moderne dhe cool.
Ajo ka krijuar Service95 Book Club, ku çdo muaj zgjedh libra nga autorë të ndryshëm në botë, nga romane emocionale deri te libra me mesazhe të forta sociale.
Lista e saj është super interesante: përfshin tituj të njohur si “The Handmaid’s Tale”, “On Earth We’re Briefly Gorgeous” dhe “Just Kids”, por edhe libra më alternativë që trajtojnë tema si identiteti, dashuria, dhimbja dhe drejtësia sociale.
Ajo nuk ndalet vetëm te rekomandimet për çdo libër, Dua organizon edhe intervista me autorët, guida leximi dhe përmbajtje shtesë, duke e kthyer leximin në një eksperiencë më të thellë dhe interaktive.
Madje, pasioni i saj për librat ka qenë që nga fëmijëria dhe sot ajo e përdor famën për të frymëzuar të rinjtë të lexojnë më shumë dhe të lidhen me histori nga e gjithë bota.
Nga skena në libra, Dua Lipa po dëshmon që të jesh “cool” dhe inteligjenca shkojnë bashkë.


