Përveç performancave spektakolare në skenë, Sunny Hill Festival po sjell edhe momente të veçanta mes artistëve dhe publikut. Dua Lipa, themeluesja e festivalit, u pa duke u ndalur mes pjesëmarrësve për të realizuar fotografi me fansat, të cilët e pritën me entuziazëm të madh.
Me buzëqeshje dhe pa hezituar të përshëndeste të pranishmit, artistja u shfaq si një nikoqire e vërtetë, duke krijuar kujtime të paharrueshme me vizitorët e ardhur nga vende të ndryshme të botës. Gjesti i saj u mirëprit nga publiku dhe dëshmoi edhe një herë lidhjen e ngushtë që Dua Lipa vazhdon të ketë me fansat dhe me festivalin që mban emrin e saj.


