Netflix po fiton sërish vëmendje me një dokumentar francez që shumë shikues e quajnë “më të mirin deri tani” në zhanrin e krimeve të vërteta. Seria pesë-pjesëshe rikthen në qendër të debatit rastin tragjik të Gregory Villemin, një djalë vetëm katër vjeç, i rrëmbyer dhe i vrarë në vitin 1984. Dokumentari ndjek kronologjinë e zhdukjes së tij, gjetjen e trupit në lumin Vologne dhe një hetim të ndërlikuar që përfshiu telefonata anonime, letra kërcënuese dhe dyshime të shumta brenda familjes. Rrëfimi tregon sesi policia, media dhe opinioni publik u përplasën me njëri-tjetrin, duke e kthyer rastin në një nga misteret më të errëta të Francës moderne.
Edhe pse është publikuar në vitin 2019, seria ka fituar popullaritet të ri, me shikues që e përshkruajnë si “preks”, “tronditës”, “shumëplanësh” dhe një portret të fuqishëm të natyrës njerëzore. Kritikët dhe publiku vlerësojnë mënyrën se si dokumentari shpjegon ndërlikimet e hetimit pa e bërë historinë të paqartë, ndërsa thekson dhimbjen e familjes dhe dështimet e sistemit të drejtësisë. Për shumë fansa të zhanrit, “Kush e vrau Gregorin e vogël?” është një nga prodhimet më të forta të Netflix-it dhe një shembull i shkëlqyer i dokumentarëve që mbeten gjatë në mendje.

