Saint West, djali 10-vjeçar i Kim Kardashian dhe Kanye West, ka bërë debutimin e tij në Instagram. Llogaria e tij u hap me miratimin e nënës së tij, ndërsa postimi i parë përfshinte një video ku ai shfaqej duke ngarë motoçikletën e tij elektrike ngjyrë vjollcë dhe duke realizuar disa manovra. Kim nuk vonoi ta mbështeste të birin, duke pëlqyer postimin dhe duke komentuar me një zemër vjollcë.
Saint është fëmija i dytë i Kim Kardashian që ka një llogari në Instagram, pas motrës së tij North West. Aktualisht, Kim është anëtarja e vetme e familjes që e ndjek llogarinë e tij, ndërsa të gjitha postimet publikohen vetëm pasi miratohen prej saj. Debutimi në rrjetet sociale vjen vetëm pak javë pasi Saint u shfaq në fushatën e tij të parë reklamuese për Nike, përkrah nënës së tij dhe yjeve të sportit si Cristiano Ronaldo dhe LeBron James


