Një fabrikë birre në Danimarkë ka punësuar pesë “punëtorë” të rinj – por jo çdokush i sheh. Ata kanë emra, fytyra, madje edhe email adresa, por ekzistojnë vetëm në botën digjitale. Kompania “Royal Unibrew” ka lançuar një ekip të përbërë nga kolegë me inteligjencë artificiale, të krijuar për të ndihmuar punonjësit në detyra rutinë dhe analiza të të dhënave.
Këta kolegë virtualë, si Atena analiste, Prometeu i shitjeve dhe somelieri Moller, ndihmojnë në përmirësimin e efikasitetit dhe ruajtjen e informacionit brenda kompanisë. Edhe pse punonjësit e mirëpresin këtë inovacion, ekspertët theksojnë se AI nuk mund të zëvendësojë gjykimin njerëzor dhe kreativitetin. Kjo iniciativë shënon një hap të madh drejt krijimit të ekipeve hibride mes njeriut dhe makinës.