Edhe pse çdo ditë i lyejmë në bukë apo palaçinka, shumë pak njerëz e dinë dallimin mes recelit, marmelatës dhe pekmezit. Të tre prodhohen nga frutat, por ndryshojnë në mënyrën e përgatitjes, sasinë e sheqerit dhe strukturën. Pekmezi është forma më e vjetër dhe më e trashë – përgatitet duke zier gjatë frutat (si kumbulla, fiq apo kajsi) pa shtuar sheqer, derisa të bëhen shumë të trashë dhe me ngjyrë të errët. Reçeli ka strukturë xhelatinoze dhe bëhet nga tul frutash, me shtim sheqeri dhe pektine. Në variantin “ekstra”, përdoret më shumë frut dhe vetëm tul i pastër, pa lëkurë apo fara.
Marmelata, nga ana tjetër, përgatitet duke zier frutin derisa masa të bëhet e lëmuar, pa copa fruti. Shpesh trashësohet me xhelatinë ose pektinë. Nuk bëhet vetëm nga agrumet; marmelatat e kajsisë, qershisë apo luleshtrydhes janë po aq të njohura. Sot, në treg gjenden versione me më pak sheqer, pa aditivë apo me fruta ekzotike. Ekspertët këshillojnë që konsumatorët të shikojnë gjithmonë përqindjen e frutit në etiketë – sa më e lartë të jetë, aq më cilësor është produkti.

