Shtëpia italiane e modës Versace ka zgjedhur Cillian Murphy si imazhin e tyre të ri.
“Jam e kënaqur që Cillian tani është pjesë e familjes Versace”, tha drejtoresha artistike Donatella Versace në një deklaratë.
“Ai është një aktor i jashtëzakonshëm dhe çmimi i tij në Oscar është absolutisht i merituar”, shtoi ajo, duke theksuar se ai është një aktor shumë tërheqës në ekran.
Ai, do të kryesojë fushatën e re të modës, duke paraqitur pjesë nga koleksioni i ri i Versace për meshkuj.