Anthony Hopkins, i njohur për sinqeritetin dhe shpesh gjuhën e mprehtë, gjatë karrierës ka pasur përplasje me emra të mëdhenj, si Peter O’Toole dhe ka përjetuar periudha të vështira për shkak të alkoolit. Megjithatë, me kalimin e kohës ai u qetësua dhe fitoi statusin e njërit prej veteranëve më të respektuar të Hollivudit.
Në një intervistë për Total Film, Hopkins tregoi se aktoret që e kanë impresionuar më shumë janë Jodie Foster dhe Gwyneth Paltrow. Me Foster ai ndau suksesin e madh në filmin “The Silence of the Lambs”, ndërsa Paltrow e vlerësoi si një nga aktoret më të mira me të cilat ka punuar, duke e vendosur krah emrave më të respektuar të kinemasë.