Brooklyn Beckham, djali i madh i David Beckham dhe Victoria Beckham, ka kërkuar që çdo kontakt me prindërit të bëhet ekskluzivisht përmes avokatëve të tij.
Sipas burimeve pranë familjes, janë shkëmbyer letra ligjore mes ekipeve juridike, duke theksuar dëshirën për komunikim privat.
Vjeshtën e kaluar, çifti bllokoi prindërit dhe vëllezërit e Bruklinit në rrjete sociale.
Një burim thekson se Bruklin dhe Nikola synojnë qetësi dhe privatësi, duke shpresuar se komunikimi përmes avokatëve do të ulë tensionet. Ndërkohë, David dhe Victoria dëshirojnë rikthimin e marrëdhënies, por sipas burimeve, një ndjesë e sinqertë mbetet kyçe.
Çifti u martua në prill 2022; mosmarrëveshjet nisën gjatë përgatitjeve të dasmës.

