Brigitte Bardot, aktorja dhe këngëtarja ikonë franceze që u shndërrua në një seks-simbol botëror përpara se t’i largohej përfundimisht kinemasë për t’iu përkushtuar mbrojtjes së kafshëve, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare. Ajo u bë e famshme me filmin e vitit 1956 “Dhe Zoti krijoi një grua”, që shënoi fillimin e një karriere dydekadëshe në të cilën Bardot u identifikua si një nga figurat më të mëdha të ekranit.
Në vitet e fundit ajo ishte e njohur për pamjen e saj karakteristike — flokë gri të kapur lehtë dhe sy të theksuar me të zezë — dhe për shoqërinë e pandarë të kafshëve të saj. Bukuria dhe karizma e Bardot do të mbeten të përjetshme në filmat e saj të viteve ’50–’60 dhe në fotografitë bardh e zi që e kthyen atë në simbol të një epoke.

