Këto fruta kaq të vogla i bëjnë kaq mirë trupit dhe mendjes sonë.
Ato kanë kapacitetin më të lartë antioksidant ndër të gjitha frutat dhe perimet që konsumojmë zakonisht.
Kjo ndihmon shumë në mbrojtjen kundër plakjes dhe ndaj tumoreve.
Dëmtimi i qelizave është pjesë e arsyes që ne plakemi më herët apo më vonë dhe ky dëmtim luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e sëmundjeve tumorale.
Në një studim ,individë me rrezik të lartë për sëmundje të zemrës vërejtën një ulje 4-6% të tensionit të lartë, pas konsumimit të 50 gramë boronica në ditë, për tetë javë.